Mediumi i madh britanik “Sky News” në Prizren: Ky është heroi i qytetarëve
BKT
Lajme

Mediumi i madh britanik “Sky News” në Prizren: Ky është heroi i qytetarëve

Mediumi i madh amerikan Sky News ka publikuar sot një reportazh për “heroin” e qytetarëve të Prizrenit.

Bëhet fjalë për 66-vjeçarin Nexhmedin Berisha i cili punon si grumbullues i mbeturinave në qytetin antik të Kosovës – Prizren, tash e 44 vjet. 

Pesë ditë në javë, Berisha ngjitet e zbret rrugëve të kalldrëmuara të lagjes “Nënkala” me kalin e tij. 

Kjo për shkak se rrugëve të pjerrëta me kalldrëm, asnjë automjet nuk mund të ngjitet. 

Sky News thotë se autoritet në Kosovë thonë se puna e Berishës ndihmon në ruajtën e pjesës antike të qytetit. 

 


MË SHUME NGA Lajme