Reagim i SBASHK-ut ndaj Qeverisë: Dikë po paguani pa punuar fare
BKT
Lajme

Reagim i SBASHK-ut ndaj Qeverisë: Dikë po paguani pa punuar fare

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK) ka reaguar pasi u bë e ditur që 32 zyrtarë serbë janë paguar pa shkuar fare në punë

SBASHK ka thënë se ky veprim i MASHT’it dhe instuticioneve të tjera meriton të kritikohet. Përmes një komunikate ata kanë thënë që MASHT’i nuk po gjen zgjidhje për ta, madje as për punëtorët me sëmundje të rënda.

Tutje, ata kanë prezantuar sërisht të gjitha kërkesat e tyre teksa kanë thënë se nëse për dikë gjenden mjete pa shkuar fare në punë është obligim njerëzor dhe moral që të gjenden mjetet edhe për punëtorët e arsimit më sëmundje të rënda.

Këtu keni komunikatën e plotë:

“Është mirë që mediet e bënë publik faktin se në MASHTI janë 32 zyrtarë serbë që paguhen pa shkuar as edhe një ditë të vetme në vende të punës. Ky veprim i MASHTI-t, por edhe i Ministrive e institucioneve tjera, që besojmë se ka raste të tilla, meriton të kritikohet, jo pse ata zyrtarë janë serbë, po pse për individë, kushdo janë ata e që kurrë nuk i pa kush në vende të punës, ka mjete, kurse për kërkesën e përsëritur shumë herë nga SBASHK në takimet me MASHTI-n që të gjenin mjete dhe të zgjidhet në mënyrë të drejtë çështja e punëtorëve arsimorë me sëmundje të rënda, as që gjetën kohë të debatojnë pak më seriozisht as MASHTI e as Qeveria.

Të marrin mbështetje të dinjitetshme materiale, të kenë kohë të merren me sëmundjen e tyre e të zëvendësohen me kuadro gjegjëse e që janë duke pritur me vite për një vend pune e gjithashtu të gjendën mjete edhe për punëtorët arsimorë që me muaj të tërë punojnë e nuk paguhen. Njëkohësisht që nga shtatori kemi bërë kërkesa e apele të ndryshme edhe SBAShK-u edhe DKA- Fushë Kosovë për 53 punëtorë arsimorë të cilët nuk marrin paga edhe pse punojnë që nga shtatori i vitit 2020 e disa edhe më herët, ku në mesin e tyre janë 5 punëtorë teknik të cilët e mirëmbajnë shkollën çdo ditë por nuk marrin paga. Situatë edhe më keqe është në komunën e Mitrovicës ku kemi mbi 100 punonjës arsimor që nuk marrin paga dhe nuk figurojnë fare në listën e pagave, prandaj edhe një herë kërkojmë nga MASHTI, gjegjësisht Qeveria e Kosovës që të bën një zgjedhje urgjente për këta të punësuar, të cilët çdo ditë e kryejnë punën e vet por ka pesë muaj që nuk marrin paga”, thuhet në komunikatën e SBASHK’ut.


MË SHUME NGA Lajme