​LDK-ja shpalli zgjedhjet e brendshme në 11 degë komunale
BKT
Lajme

​LDK-ja shpalli zgjedhjet e brendshme në 11 degë komunale

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka vendosur sot për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme në disa degë komunale.

Sipas njoftimit të LDK-së në Facebook, zgjedhjet do të mbahen në Ferizaj, Obiliq, Shtime, Kamenicë, Kaçanik, Hani i Elezit, Gjakovë, Klinë, Prizren, Malishevë dhe Mitrovicë.

Po ashtu në këtë mbledhje janë shpallur zgjedhjet edhe në Forumin e Gruas dhe atë Rinor.

“Zgjedhjet do të organizohen në koordinim të plotë me Kryesinë e LDK-së, pasi që të ketë përfunduar procesi i regjistrimit të anëtarësisë së LDK-së në këto degë. Në këtë mbledhje u vendos gjithashtu që Këshillit të Përgjithshëm t’i kërkohet që të shpallë zgjedhjet e rregullta të Forumit të Gruas të LDK-së dhe të Forumit të Rinisë të LDK-së që duhet të organizohen dhe të përfundojnë brenda qershorit të vitit 2022”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme