Një muaj paraburgim ndaj rreshterit policor në Pejë
   Betimi për Drejtësi

Një muaj paraburgim ndaj rreshterit policor në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, duke caktuar kështu masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit G.L, zyrtar policor i cili dyshohet për veprat penale “Dhunim, shantazh dhe fotografim dhe incizim i paautorizuar”.

Lajmin për paraburgimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Inspektorati Policor i Kosovës ditë më parë ka njoftuar për arrestimin e rreshterit të Policisë së Kosovës, G.L.

“Bazuar në dëshmitë dhe provat e mbledhura hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot në orët e mbrëmjes zyrtarin policor të përfshirë në këtë rast me dyshimin se i njëjti ka kryer vepër penale dhe atë nga neni 227, 329 dhe 202 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhej në njoftimin e IPK-së.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA    Betimi për Drejtësi