Rrahje në mes të nxënësve në Prishtinë, tre të arrestuar
   Betimi për Drejtësi

Rrahje në mes të nxënësve në Prishtinë, tre të arrestuar

RTKlive

Tre nxënës janë arrestuar dje rreth orës 18:00 në Prishtinë, dyshohet se ata janë rrahur me disa nxënës tjerë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar të mitur meshkuj  kosovarë nxënës të shkollës së mesme për shkak se janë rrahur me disa nxënës tjerë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë.


MË SHUME NGA    Betimi për Drejtësi