30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e taksistit
   Betimi për Drejtësi

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e taksistit

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të pandehurit I.I, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I.I po dyshohet se më 12 shkurt 2022 në Prishtinë, në rrugën “Gjorgj Bush” afër Radio Prishtinës, me dashje me armë zjarri ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin G.Sh, ashtu që pas një mosmarrëveshje paraprake mes tyre pasi që të dy kanë punuar si taksistë, me armë zjarri ka shtënë dy herë në drejtim të të dëmtuarit, duke e qëlluar atë në pjesën e barkut dhe këmbë. I njëjti më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes, por policia e kishte arrestuar në Fushë Kosovë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas, vendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se masa e paraburgimit, të dyshuarit i caktohet në bazë të nenit 187, paragrafi 1 në paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së.

Tutje, sipas në vendim thuhet se gjykata pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar.

Arsyet për caktimin e paraburgimit sipas gjykatës janë: dyshimi i bazuar nga neni 187, paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPPRK-së, se i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” nga neni 172, lidhur me nenin 28 dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 266, paragrafi 1 të KPRK-së.

Po ashtu, arsye tjera sipas vendimit të gjykatës janë: rreziku i ikjes, ndikimi në dëshmitarë pesha e veprës penale, alternativat tjera, dispozitat ligjore. /BetimipërDrejtësi


MË SHUME NGA    Betimi për Drejtësi