07:00 / 08.02.2022
Bordi i ZRRE-së sot shqyrton propozimet e tarifave të energjisë elektrike
RTKlive
Bordi i Drejtorëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, do të mblidhet sot në orën 11:00, për të shqyrtuar gjashtë pika të rendit të ditës.
Në mesin e gjashtë pikave janë edhe “Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OST/OT (KOSTT) për vitin relevant tarifor 2022”, “Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OSSH (KEDS) për vitin relevant tarifor 2022” si dhe “Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO) për vitin relevant tarifor 2022”.























