Premier League vjen sonte me tri sfida interesante
BKT
Sport

Premier League vjen sonte me tri sfida interesante

Premier League rikthehet sot më tri ndeshje interesante, shkruan RTKLive.com.

Newcastle-Everton, duel ky që nis në orën 20:45, është njëra ndër sfidat kryesore të natës së sontme.

Ndërkohë, spikat edhe përballja mes Burnley dhe Manchester Unitedit, ‘Djajtë e Kuq’ kërkojnë fitore në këtë duel në mënyrë që të mbesin akoma në garën për pjesën e epërme të tabelës.

West Ham-Watford, është një tjetër ndeshje që luhet sonte, sfidë kjo që parashikohet të sjellë ndeshje interesante. /RTKLive/