Kurti dhe Konjufca bëjnë homazhe te varri i Mon Balajt
BKT
Lajme

Kurti dhe Konjufca bëjnë homazhe te varri i Mon Balajt

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufcën dhe anëtarë të tjerë të LVV-së, kanë bërë nderime te varri i aktivistit Mon Balaj.

Balaj, u vra nga policia rumune e UNIMIKU-ut më 10 shkurt të vitit 2007 gjatë protestave kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka treguar se u vendosen kurora lule te varri i Mon Balajt.

“Në përvjetorin e 15-të të rënies së Mon Balaj dhe Arben Xheladinit, sot vendosëm lule të freskëta në nderim dhe përkujtim të dy dëshmorëve që u vranë në protestën paqësore të 10 shkurtit. Përmes kësaj proteste paraqiteshin rreziqet që po i kanoseshin Kosovës gjatë asaj kohe dhe mesazhin kryesor që e përçoi kjo protestë ishte vendosshmëria e popullit të Kosovës që po kërkonte pavarësi e vetëvendosje dhe asgjë më pak. Lavdi jetës dhe veprës së Mon Balaj dhe Arben Xheladinit! Lavdi për jetë e mot të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Bulliqi teksa ka treguar për homazhe”, ka shkruar Bulliqi.


MË SHUME NGA Lajme