Lumezi: Mbetet sfidë konfiskimi i pasurisë së paligjshmme
BKT
Lajme

Lumezi: Mbetet sfidë konfiskimi i pasurisë së paligjshmme

Në konferencën vjetore të prokurorëve, Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi ka thënë se ky institucion ka bërë punë të madhe, e cila sipas tij vërtetohet me rezultate konkrete.

Lumezi tha edhe se reformat në drejtësi nuk mund të ndërtohen nëse injorohen interesat e përgjithshme.

“Kryeprokurori i shtetit së shpejti do të ketë drejtues të ri, i cili duhet të marrë besimin edhe nga partnerët ndërkombëtarë jo vetëm nga institucionet. Të jetë i gatshëm të mbrojë nderin dhe pavarësinë e institucionit. Kryeprokurori i shtetit gjatë këtyre viteve ka qenë unik duke treguar forcë e vendosmëri duke u përballur me çdo situatë të krijuar, besoj që kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, ka thënë Lumezi.

Lumezi foli edhe për ndjekjen e zyrtarëve të lartë shtetëror.

“Kemi treguar se jemi në gjendje të reagojmë në mënyrë adekuate në te gjitha situatat. Është bërë një punë mjaft e madhe që vërtetohet nga rezultatet konkrete. Më parë as nuk është paramenduar ndjekja penale ndaj zyrtarëve te lartë shtetëror e sot kjo është bërë realitet”, tha Lumezi.

Si sukses të punës ndër të tjera ai ka përmendur rastin “Subvencionet” dhe rastin “Brezovica” ku ka thënë se “kemi vërtetuar që puna e përbashkët ka dërguar porosi që nuk mund të vihen mbi institucionet e shtetit”.

“Secili vit pasueses ka shënuar arritje te reja në sistemin prokurorial si rezultat i punës transparente dhe të përgjegjshëme të prokurorit të shtetit”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se sfidë mbetët konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme duke bërë thirrje që rastet e konfiskimit të trajtohen me prioritet.


MË SHUME NGA Lajme