Osmani publikon fotografi me ish presidentët Mesiq dhe Topi
BKT
Lajme

Osmani publikon fotografi me ish presidentët Mesiq dhe Topi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim ish presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiq dhe ish presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi.

Osmani ka publikuar një fotografi me dy ish presidentët, teksa ka shkruar se ata janë miq të mëdhenj të Kosovës.

“Me dy miq të mëdhenj të Kosovës: ish-Presidentin kroat Stipe Mesić dhe ish-Presidentin shqiptar Bamir Topi”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Mesiq është duke qëndruar në një vizitë në Kosovë, ku më herët ka takuar kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ndërsa gjatë ditës ai pritet ta takojë edhe kryeministrin Albin Kurti.

 


MË SHUME NGA Lajme