Chelsea është kampion i botës
Chelsea është kampion i ri i botës për klube. Pas plot 120’ minutave lojë në stadiumin “Mohammed Bin Zayed” në Abu Dhabi, Chelsea ka arritur të shënojë fitore në finalen e madhe ndaj skuadrës braziliane, Palmeiras, me rezultat 2:1.
Fillimisht, ishte sulmuesi belg Romelu Lukaku ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari në ndeshje, duke kaluar Chelsean në epërsi prej 1:0 në minutën e 55’ të ndeshjes.
Golin e fundit të kohës së rregullt, dhe të barazimit për skuadrën e Palmeiras e shënoi Raphael Veiga nga pika e bardhë në minutën e 64’.
Pas kohës së rregullt u nevojitën vazhdimet, ku “Blutë” e Londrës e gjetën golin e fitores.
Kai Havertz do të jetë heroi i Chelseat në këtë ndeshje, pasi që shënoi golin e fitores nga pika e bardhë, kështu duke ia siguruar skuadrës së Thomas Tuchel këtë titull në minutën e 117’ të ndeshjes.
Kësisoj, Chelsea u kurorëzua për herë të parë në histori të klubit me këtë trofe.























