PSD: Lirohen vetëm Molliqaj, Kuçi, Rrusta e Krasniqi
BKT
Lajme

PSD: Lirohen vetëm Molliqaj, Kuçi, Rrusta e Krasniqi

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj dhe anëtarët Natyra Kuçi, Teutë Rrusta e Frashër Krasniqi janë liruar nga mbajtja.

PSD ka deklaruar se ende nuk janë liruar aktivistët Nol Nushi e Genc Sherifi.

Kreu dhe anëtarët e PSD-së u arrestuan të hënën në objektin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ku zhvilluan një aksion përmes së cilit kërkuan nga ZRRE ta publikojë vendimin për rritje të energjisë.

Molliqaj, Kuçi, Rrusta e Krasniqi u dërguan në mbajtje për 48 orë, për veprën penale “Pengim i personit zyrtar”.

Ndërkaq, Nushi e Sherifi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, për protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, të organizuar nga PSD më 29 janar.


MË SHUME NGA Lajme