17:55 / 16.02.2022
Osmani merr urim për pëtvjetorin e Pavarësisë nga presidenti Ignazio Cassis
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, ditës së pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga President i Konfederatës Zvicerane, Ignazio Cassis.
“Bashkëpunimi ynë i shkëlqyer si dhe marrëdhëniet e mira dhe miqësore të bazuara në besimin reciprok në mes të dy vendeve tona janë kyçe për të trajtuar së bashku sfidat e mëdha globale dhe rajonale”, thuhet në telegramin e presidentit Cassis .
Në fund të telegramit, presidenti Cassis, ju ka uruar qytetarëve të Republikës së Kosovës një të ardhme paqësore dhe të begatshme.























