13:11 / 18.02.2022
Osmani dhe kryeministri libanez pajtohen për avancimin konkret të raporteve
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih (MSC) është takuar me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati.
Sipas komunikatës për media të Zyrës për Informim të Presidencës, Osmani dhe Mikati shprehën vullnetin për t'i forcuar marrëdhëniet dypalëshe në mënyrë që t'i afrojnë të dy vendet dhe të dy popujt.
Kosova dhe Libani kanë raporte shumë të mira historikisht, ndaj Presidentja Osmani dhe kryeministri Mikati ranë dakord t'i avancojnë më tej këto raporte me veprime konkrete në dobi të popujve që përfaqësojnë.
























