12:29 / 21.02.2022
Këto janë kërkesat e Mbappes për të qëndruar në PSG
Sulmuesi Kylian Mbappe ende nuk është përcaktuar për të ardhmen e tij.
Francezi kërkohet me ngulëm nga Real Madridi, por edhe PSG-ja është e gatshme të bëjë “luftë” për të mbajtur yllin e saj.
Sipas “L’Equipe”, Mbappe është i gatshëm për të qëndruar në Paris, por kërkesa e tij është që ai të jetë gjuajtës i penalltive dhe klani i Messit dhe Neymarit të mos këtë privilegje jashtë normës.
Një tjetër kërkesë e Mbappës është që klubi të prish kontratën me Sergio Ramos, i cili shumicën e kohës është i lënduar.























