14:18 / 21.02.2022
Klubi i madh i Premier League-s në ndjek të Ruiz
Klubi anglez Arsenali raportohet se është duke e monitoruar mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz.
Sipas medieve angleze, klubi nga 'Emiratës' prej kohësh është duke e vëzhguar yllin e ‘napolitanëve’ të cilin synon ta blejë në tregun e kësaj verë.
Përfaqësuesit e Arsenalit mësohet se tashmë janë takuar me lojtarin e Napolit për të kuptuar në detaje kërkesat e tij.
25-vjeçari me skuadrën italiane, ka kontratë deri në vitin 2023, duke refuzuar mundësinë për të firmosur kontratën e re me klubin nga 'Diego Maradona', transmeton RTKLive.com.
Ndryshe, Ruiz thuhet se është duke u vëzhguar edhe nga dy gjigantët spanjoll, Barcelona dhe Real Madrid.
Vera që po vjen mbasë do të jetë e 'nxehtë' për yllin e Napolit. /RTKLive/























