Ukraina njofton se ka shkatërruar 4 tanke të pushtuesve rusë
BKT
Lajme

Ukraina njofton se ka shkatërruar 4 tanke të pushtuesve rusë

Ushtria e Ukrainës, me anë të një postimi në `Facebook`, ka njoftuar se sipas informacionit operativ nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, 4 tanke të pushtuesve rusë janë djegur në Kharkiv.

“Gjithashtu, sipas informacioneve të Komandës së Forcave të Bashkuara, sot, më 24 shkurt, në zonë janë eliminuar edhe rreth 50 okupatorë rusë. Përveç kësaj, një avion tjetër i forcave të armatosura të Federatës Ruse u shkatërrua në zonën e Kramatorskut. Ruani qetësinë dhe besoni te mbrojtësit ukrainas. Së bashku do të fitojmë! Lavdi Ukrainës!, Ukraina do të Fiton",  njofton Ushtria e Ukrainës.

 


MË SHUME NGA Lajme