Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në lidhje të drejtpërdrejt nga SHBA, do të flas, Zana Çerkezi, autore e librit "Healthy Habits In The Kitchen".

Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga protesta që do të bëhet kundër shtrenjtimit të rrymës.

Për finalizimin e projektit "Tech Heroes", do të flas Fiona Shehu, nga Akademia jCoders.

Ariana Çaka,  zyrtare për komunikim WWF Adria, do të flas për fushatën për mbrojtjen e natyrës "Duaj ose Humbe".

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme