Gjendja e mjedisit në Kosovë vazhdon të mos jetë e mirë
BKT
Lajme

Gjendja e mjedisit në Kosovë vazhdon të mos jetë e mirë

Albulena Bytyqi, Radio Kosova

Gjendja e mjedisit në Kosovë vazhdon të mos jetë e mirë. Që nga përfundimi i luftës ajo vazhdon të përballet me sfida domethënëse në lidhje me ndotjen e ajrit dhe ujit, efiçiencën e energjisë dhe menaxhimin e mbeturinave.

Pavarësisht se ka lëvizje pozitive në këtë drejtim, institucionet përkatëse duhet ndërmarrin hapa shumë më seriozë për të përmirësuar këtë gjendje.

Njohësit e kësaj fushe thonë se duhet të bëhet më shumë në lidhje me mbledhjen, ndarjen, riciklimin dhe menaxhimin e mbeturinave.

Njohësi i ceshtjeve te mjedisit, Ilir Morina, i tha Radio Kosovës se ka pasur progres në shumicën e fushave në mbrojtjen e mjedisit.

Por ka pasur edhe dështime, dhe sipas tij, fusha që ka stagnuar apo ka mbetur shumë mbrapa është sektori i mbeturinave.

"Në fushën e natyrës është bërë një progres me i madh dhe ka filluar zvogëlimi i degradimit të natyrës, ndërsa progresi me i vogël është në menaxhimin e mbeturinave. Ne kemi degradim total të deponimeve regjionale që janë ndërtuar në vitin 2003-2005, dhe ato duan zgjidhje të menjëhershme", tha ai.


Profesori universitar, Zeqir Veselaj, tha se 14 vite pas shpalljes së pavarësisë, vetëdija e njerëzve për mjedisin ka filluar të ndryshojë për të mire dhe qytetaret kanë filluar të vetëdijesohen për sa i përket ambientit, ani pse ka pasur shumë pak progres në këtë fushë. 

"Problemet janë pak a shumë të njëjta qe 14 vjet e këndej, sepse shumë pak progres është bërë në fushën e mjedisit. Ndotësit kryesorë kanë mbetur ata që kanë qenë. KEK-u ende prin në listën e burimeve të ndotjes aktive në Kosovë. Sektori i transportit përmes shtimit të numrit të madh të veturave ka pasur një përparim shumë të madh në listën e problemeve të ndotjes", tha ai.


Ndërsa, Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2021, në kuadër të kapitullit për mjedisin spikat probleme që kryesisht kanë të bëjnë me mos përmbushje të objektivave.


MË SHUME NGA Lajme