18:28 / 25.02.2022
Dugolli: Rusia synon një qeveri proruse në Ukrainë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Dugolli, në emisionin “Imazhi i Ditës” në RTK, ka folur për situatën në Ukrainë, pas sulmit të Rusisë.
Ai tha se qëllimi i Putinit është okupimi i Ukrainës edhe mundësisht ndërrimi i gjendjes atje deri në sjelljen e një qeverie proruse.
"Është thjeshtë qëllimi që ta okupojë Ukrainën edhe mundësisht që ta ndërrojë pastaj gjendjen në Ukrainë, ta sjell një qeveri proruse edhe pastaj të veprojë si me satelitë tjerë që i ka”, deklaroi ai për RTK-në.























