Ambasadorët e QUINT-it takojnë ushtarët ukrainas që shërbejnë në Kosovë
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, bashkë me ambasadorët e QUINT-it është takuar me ushtarët ukrainasë të NATO’s në Kosovë.
Ai përmes një postimi në Twitter, tha se ushtarët ukrainas që veprojnë në kuadër të NATO/KFOR, janë duke siguruar stabilitetin rajonal.
Ai shprehu mbështetjen e SHBA-ve ndaj tyre dhe familjeve të tyre përballë agresionit rus.
‘’ Ushtarët ukrainas që sigurojnë me guxim stabilitetin rajonal. Shpreh mbështetjen e SHBA për ta dhe familjet e tyre përballë agresionit të Rusisë’’, shkroi Hovenier.
Hovenier, po ashtu tha se SHBA-të qëndrojnë me Ukrainën.
Postimi i plotë:
Me ambasadorët e Quint, u takuam me ushtarët ukrainas NATO/KFOR, që sigurojnë me guxim stabilitetin rajonal. Shpreh mbështetjen e SHBA për ta dhe familjet e tyre përballë agresionit të Rusisë. Së bashku me partnerët tanë të Quint, BE dhe NATO, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën.
Ukraina ka 40 ushtarë më pak për të luftuar kundër Rusisë meqë ata i ka të dërguar në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, si shtet aleat i NATO-s.
























