Varhelyi: BERZh ka përkrahur shumë Ballkanin Perëndimor
BKT
Lajme

Varhelyi: BERZh ka përkrahur shumë Ballkanin Perëndimor

Ka filluar Samiti për Investime në Ballkanin Perëndimor i organizuar nga BERZH. Hapja e samitit është bërë nga presidenti i BERZH-it, Odile Renaud – Basso dhe Komisioneri Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Komisioneri Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi,  tha se BERZH është partneri ynë kryesor në Ballkanin Perëndimor, qoftë për investime të kaluara apo të ardhshme, raporton RTKLive.

“Është ndër partnerët themelues të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (ËBIF), me portofol aktualisht në 8.3 miliardë euro, i kanalizuar përmes 69 projekteve. BERZH do të mbetet një partner vendimtar në të ardhmen, veçanërisht në zbatimin e Planit tonë Ekonomik dhe Investimeve prej 30 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor. Sapo lansuam paketën e parë të investimeve prej 21 projektesh me vlerë 3.2 miliardë euro, ku BERZH udhëhoqi përgatitjen e 10 projekteve”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme