15:46 / 01.03.2022
Teatri Kombëtar i Kosovës me tri premiera në muajin mars
Teatri Kombëtar i Kosovës ka bërë të ditur orarin e tyre për muajin mars, në të cilin janë paraparë tri premiera.
Më 21 mars me fillim nga ora 20:00 do të shfaqet premiera “Muslimani” me autor dhe regjisor Enver Petrovcin.
Premiera e dytë ka të bëjë me balet, ku do të jepet shfaqja “Romeo dhe Zhulieta” me koreografia të Konstantin Uralskyt.
Premiera e tretë dhe ajo e fundit është vendosur më 30 mars, me titull “Kuartet” nga Heiner Muller me regji të Alban Beqiraj.























