Kurti fton 5 vendet e BE-së që urgjentisht ta njohin Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje pesë vendeve anëtare të BE’së që ta njohin Kosovën me urgjencë.
‘U bëjmë thirrje 4 shtetve mos njohëse që të njohin këtë realitet duke njohur urgjentisht pavarësisë së Kosovës, që të mos lejohen nxitje të ndarjes e konflikteve ën Evropë’’, tha ai.
‘’ Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës, cënim i kontinentit Evropian. Do ta përshpejtojmë aplikimin në NATO dhe organizata të tjera. Të mos dështojmë, të shohim qartë e të folim me një zë. Vendimet e veprimet tona të rrisin unitetin tonë përbrenda dhe fuqizojnë shtetin tonë jashtë’’.
Ai ka thënë se 23 vjet nga lufta e fundit në Evropë që ndodhi pikërisht në Kosovë, pamjet nga Ukraina i ngjajnë një tragjedie evropiane në zhvillim.
Kurti ka thënë se askush nuk duhet të rrijë indiferent. “Sulmi mbi Ukrainën është sulm mbi botën e civilizuar, është sulm mbi të gjithë ne. Ukrainasit nuk e filluan këtë luftë, por duhet të luftojnë sepse nëse ajo ndalon së luftuari nuk do të ketë Ukrainë. Arsyeja pse ne solidarizohemi me ta është se në luftën e tyre për liri ne e shohim veten tonë. Ne jemi popull paqedashës e liridashës. Ne kemi dënuar dhe dënojmë fuqishëm agresionin rus. Protagonisti i kësaj lufte të tmerrshme shpreson në ringjalljen e një perandorie të vdekur. Ai është produkt i një sistemi thellësisht të korruptuar.”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se e dënojnë edhe mosreagimin e Serbisë ndaj agresonit rus dhe mosvënien e sanksioneve.
“Pozicioni edhe-edhe, duke tentuar të luajë qendrën e dyfishtë është pozicion edhe me autokracinë edhe demokracinë. Qartazi dhe të vendosur secili duhet ta dënojë agresionin ushtarak. Në rrezik është e gjithë arkitektura e ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore. Në rrezik është e ardhmja jonë nëse ne nuk i përgjigjemi”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se ka kohë që kemi ngritur alarmin për fqinjin tonë agresiv, i cili nuk është penduar për krimet e kaluara.
Ai ka thënë se nuk duhet asnjë provë për të ditur se çfarë sjell një sjellje e tillë.
“Ne kemi marrë vendim që të pranojmë 20 gazetarë nga Ukraina. Në përputhje me realitetin e ri kemi shtuar kujdesin dhe kemi themeluar Fondin e Sigurisë”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se do ta përshpejtojnë procesin për të aplikuar në BE.























