Promovohet libri i dedikuar muhaxhirëve të Sanxhakut të Nishi
BKT
Kulturë

Promovohet libri i dedikuar muhaxhirëve të Sanxhakut të Nishi

U promovua vëllimi i librit "Shqiptarët ne Sanxhakun e Nishit, Muhaxhirët" i autorit dr. Jusuf Osmani.

Promovimi i librit dedikuar muhaxhirëve të Sanxhakut të Nishit të autorit Dr. Jusuf Osmani zgjoi kërshërinë e elitave shkencore, publicistike dhe atyre të jetës institucionale.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, pasardhës i familjes së shpërngulur nga Konjufca tha se përndjekja e shqiptarëve nga Sanxhaku ishte sfidë e shekullit 19 për shqiptarët autokton.

"Një pjesë e madhe e shqiptarëve, një pjesë e madhe e popullit të Kosovës e ka prejardhjen prej atyre familjeve të cilat u dëbuan dhunshëm dhe e humbën atdheun e tyre", tha Konjufca.

"Ky botim paraqet vepër kapitale për fatkeqësinë dhe tragjedinë më të madhe të shqiptarëve në shekllin e 19 siq e tha edhe kryetari i Kuvendit, spastrimin e plotë të popullsisië shqiptare në fshatrat dhe qytyet e Saxhakut të Nishit",tha Ibrahim Berisha redaktor i Librit

Autori i librit, dr. Jusuf Osmani, falënderoi të pranishmit dhe bashkëpunëtorët të cilët i kishte pranë vetes gjatë punës së botimit të librave për Muhaxhirët e Sanxhakut të Nishit.

"Me këtë i nderuat të gjithë ata muhaxhir që u dëbuan me dhunë nga vendlindja etyre para 145 viteve nga kazaja e Nishit, Prokuples, Kurshumlisë, Leskovcit, Vranjes dhe Pirotit, që ishin në kudër të Sanxhakut të Nishit", tha autori i librit.

Heqja e pluhurit të harresës dhe zbardhja e ngjarjeve të trishta historike gjatë përndjekjes së shqiptarëve i kontribuon ruajtjes së kujtesës historike të sfidave të shqiptarëve.


MË SHUME NGA Kulturë