22:45 / 03.03.2022
Meta takon Osmanin: Kosova sa më parë në NATO
Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim në Maltë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Meta dhe Osmani shkëmbyen opinione mbi marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve dhe vullnetin për t’i pasuruar ato më tej.
“Ritheksuam sa jetike janë vizioni i përbashkët dhe vlerat euro-atlantike që ndan Shqipëria dhe Kosova në këto momente sfidash rajonale, europiane dhe botërore”, tha Meta.
Kosova sa më parë në NATO, sipas Metës është një përgjigje në të mirë të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit. /atsh























