Presidentja Osmani pret në takim Talat Xhaferin
BKT
Lajme

Presidentja Osmani pret në takim Talat Xhaferin

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kosovë, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është pritur në takim nga presidentja, Vjosa Osmani.

Në këtë takim, mediet janë lejuar të marrin pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për gazetarë.

Xhaferi gjatë ditës së djeshme ka takuar krerët më të lartë të shtetit dhe partitë opozitare në vend, me ç’rast u ofroi përkrahje dhe përvojat, siç tha ai, për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.


MË SHUME NGA Lajme