Jashari: Kënaqësi kur shoh ushtrinë e Kosovës
Në ceremoninë shtetërore të shënimit të 24 vjetorit të Epopesë se lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari, Rifati u shpreh i lumtur me ushtrinë e Kosovës, duke u shprehur se liria po e mund edhe dhimbjen.
Rifat Jashari tha se me ndihmën edhe të shteteve mike, Kosova arriti që 14 vjet më parë të shpall pavarësinë e që kjo shtetësi do të vazhdojë siç tha ai “sa të qëndrojë populli shqiptar dem-ba-badem”.
“Është kënaqësi kur shohë ushtrinë e Republikës së Kosovës të rreshtuar, duke falënderuar Zotin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATON dhe gjitha shtetet mike ne sot e arritëm 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe kjo do të vazhdojë sa të qëndrojë populli shqiptar, dem-ba-badem. Gjithmonë do të jemi bashkë dhe krenar. Dhimbjet do t’i hedhim sepse liria i mund të gjitha. Vetëm na duhet të kemi një gjuhë të përbashkët, ta ndihmojmë njëri tjetrin, të bashkëpunojmë që të arrijmë shërbimet tona shekullore me gjitha shtetet mike që na kanë ndihmuar e po vazhdojnë të na ndihmojnë me gjitha forcat”, u shpreh Jashari.























