22:25 / 06.03.2022
Netflix pezullon projektet nga Rusia
Netflix ka ndërprerë të gjitha projektet dhe blerjet nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë, raporton Variety.
Gjigadi i transmetimit tha se po vlerësonte ndikimin e ngjarjeve aktuale.
Lufta Rusi-Ukrainë ka sjellë pezullimin e shumë projekteve të ndryshme artistike në Rusi.
Netflix është një ndër kompanitë më të mëdha të transmetimit të filmave dhe serialeve në të gjithë botën./tch/























