14:26 / 07.03.2022
Kremlini thotë se do të ndal sulmet "menjëherë " nëse Ukraina përmbush kush
Në një intervistë telefonike për Reuters, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov ka thënë se Ukraina ishte në dijeni të kushteve ruse.
Rusia i ka thënë Ukrainës se është gati të ndalojë “menjëherë” operacionet e saj ushtarake, nëse Kievi përmbush një listë kushtesh të Kremlinit.
Zëdhënsi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka thënë Reuters se Moska po kërkon që Ukraina të ndërpresë veprimet ushtarake, të ndryshojë kushtetutën e saj për të ruajtur neutralitetin, të njohë Krimenë si territor rus dhe të njohë republikat separatiste, Donetsk dhe Lugansksi shtete të pavarura.
Kjo ishte deklarata më e qartë ruse deri më tani, e kushteve që dëshiron t'i imponojë Ukrainës për të ndalur atë që ajo e quan "operacioni i saj special ushtarak".























