Ministri Latifi raporton sot në Komisionin për Shëndetësi
BKT
Lajme

Ministri Latifi raporton sot në Komisionin për Shëndetësi

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot mban mbledhje, ndërsa në rend dite është raportimi i ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Mbledhja e Komisionit mbahet në orën 10:00. Ministri Latifi do të raportojë për punën dhe sfidat e Ministrisë së Shëndetësisë, roli mbikëqyrës i Ministrisë në raport me SHSKUK-në dhe strategjinë legjislative të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2022.

Ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 864. Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 463 doza të vaksinës kundër COVID-19./RTKlive


MË SHUME NGA Lajme