Libri “Tregimet e Tranzicionit” promovohet sot në BKK
Në programin e mëngjesit në RTK ishte i ftuar Stefan Çapaliku, autori i librit “Tregimet e Tranzicionit”, libër ky që do të promovohet sot në Prishtinë në Bibliotekën Kombëtare në orën 14.00.
Çapaliku tha se ndjehet shumë mirë që sot do të komunikojë me lexuesit e librave të ti në Prishtinë. Ai po ashtu tha se nuk është kjo paraqitja e tij e parë në Prishtinë, pasi që ai kishte promovuar për herë të parë në vitin 2001 dramën e ti që më vonë u realizua në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
“Shkrimtari ka për detyrë të ndërtojë komunitetin e vet të lexuesve dhe kjo punë nuk ndodh për një ditë, por hap pas hapi, siç nuk është rasti i parë që unë vij në Prishtinë për të promovuar librat e mi unë jam paraqitur para publikut të Prishtinës për herë të parë në vitin 2001 me dramën time që pastaj u realizua në Teatrin Kombëtar të Prishtinës dhe që prej asaj kohe nuk kam reshtur pa ardhur dhe pa i promovuar jo vetëm librat, shfaqjet teatrore si dhe dramat. Në njëfarë mënyre ky ka qenë një investim i cili na ka ndërtuar një komunitet pra unë e di që sot do të vijnë njerëz me më taku atje” tha Çapaliku ./SH.G
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë.























