Sveçla: Kosova synon anëtarësimin në BE
BKT
Lajme

Sveçla: Kosova synon anëtarësimin në BE

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka treguar se ka realizuar një takim me Lisa Johnson, Zëvendës Ndihmës Sekretaren për Evropë dhe Azi, Zyra e Çështjeve Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit.

Gjatë takimit Sveçla ka përmendur faktin se synim i Kosovës është “anëtarësimi në Evropë dhe integrime euroatlantike si dhe luftimi i krimit transacional e korrupsionit”.

“Johnson mes tjerash ka vlerësuar angazhimin e Policisë së Kosovës për luftimin e trafikimit me drogë, krimit të organizuar dhe terrorizmit”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai tha se është vlerësuar lartë bashkëpunimi i Kosovës për strehimin e refugjatëve afganë.

“Kosova aktualisht është programi i dytë më i madh i INL në Evropë dhe Johnson u zotua që Kosova do të vazhdojë ta gëzojë përkrahjen për institucione efikase ligj zbatuese”, shkroi Sveçla.


MË SHUME NGA Lajme