10:22 / 10.03.2022
Konjufca takoi ministrin e Drejtësisë të Danimarkës, Nick Hækkerup
Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Hækkerup ka filluar vizitën në Kosovë.
Ai është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Në takimin e Konjufcës dhe Hækkerup mediet u lejuan të marrin vetëm pamje.
Ndryshe Kosova dhe Danimarka javë më parë kanë nënshkruar marrëveshje për 300 qelitë me qira që Kosova do të ia lëshojë Danimarkës.
(RTKlive)























