Historia e Ukrainës dhe rreziku i një lufte botërore, në “Voyage”
BKT
Lajme

Historia e Ukrainës dhe rreziku i një lufte botërore, në “Voyage”

“Ukraina është më e vjetër se Rusia. Në shekullin 12-të, në burimet historike gjendet emri Ukrainë, ndërsa në këtë periudhë, Rusia nuk ka ekzistuar”. Këto janë tezat e diskutimit, për historinë e Ukrainës dhe raportet e saj me Rusinë ndër shekuj, të nxjerra nga diskutimi qendror në emisionin “Voyage”, që do të transmetohet këtë të diel, në orën 17:15, në Radiotelevizionin e Kosovës.

Pjesë të diskutimit janë dy historianët, Jusuf Buxhovi dhe Ibrahim Gashi, të cilët, në hollësi, sjellin historinë e Ukrainës. 

Në kuadër të këtij edicioni të “Voyage”, gjenerali në pension, ish-Komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, analizon luftën në Ukrainë.

“Rusia do ta ketë të vështirë ta fitoj luftën. Këto dy javë është parë se ushtria ukrainase është më e organizuar për luftë urbane. Rusia mund ta pushtojë Kievin, por nuk do të mund ta qeveris, nëse do të vazhdoj rezistenca ukrainase”, ka thënë Kastrati.

Ndërsa, shqetësimeve se lufta e Ukrainës do të mund të përshkallëzohet në fillimin e një lufte botërore, ku në shprehje do të vinin armët bërthamore, I është përgjigjur profesori i Fizikës Bërthamore, në katedrën e Fizikës në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Universitetin e Prishtinës, Sadik Bekteshi.
Sipas tij, gjasat që të ketë luftë bërthamore janë minimale.
“Nuk do të vij puna deri aty, sepse të gjithë e dinë se këtë luftë nuk do ta fitonte askush”, ka thënë profesori Bekteshi.

Madje ai është i sigurt se nuk do të ketë as ndonjë shpërthimi në ndonjë reaktor bërthamor,  ngase ata kanë siguri maksimale.
“As rusët nuk do t’i bombardonin, sepse do të rrezikoheshin edhe ata vet”, thotë Bekteshi.

A mund të jetë i rrezikshëm për botën, presidenti rus, Vladimir Putin?
A mund të ketë ndikim e kaluara e tij e trazuar, në ndonjë vendim të çmendur, duke pasur parasysh se në dorë ka mbi 6 mijë armë bërthamore?
Eksperti i kriminologjisë, Aheron Bobaj, në emisionin “Voyage”, flet për profilin psikologjik të Putinit.
Emisioni shfaqet të dielën, në orën 17:15, në Radiotelevizionin e Kosovës.



 


MË SHUME NGA Lajme