​Rikonfirmohen kandidatët për kryeprokuror të shtetit
BKT
Lajme

​Rikonfirmohen kandidatët për kryeprokuror të shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka rikonfirmuar listën e kandidatëve për kryeprokuror të shtetit.

Sipas një komunikate të KPK-së, ky rikonfirmim i kandidatëve ka ardhur pas tërheqjes së prokurorit Arben Ismajli nga gara për kryeprokuror të shtetit.

Këshilli Prokurorial i Kosovës më 18 mars ka ftuar pesë kandidatët për kryeprokuror të shtetit për intervistim nga paneli vlerësues.

Kandidatët e rikonfirmuar sot nga Këshilli Prokurorial i Kosovës:

1. Armend Hamiti, prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

2. Blerim Isufaj, kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;

3. Kujtim Munishi, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

4. Lulzim Sulejmani, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit; dhe

5. Shqipdon Fazliu, prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.


MË SHUME NGA Lajme