Kurti merr pjesë në ditën e dytë të Forumit të Diplomacisë në Antali
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë vetëm në ditën e fundit të forumit, të shtunën me datë 12 mars, ku do të jetë githashtu pjesë e panelit të diskutimit me temë “Përfaqësimi i Ndryshimit”.
Ai kishte anuluar pjesëmarrjen në ditën e parë dhe hapëse të Forumit të Diplomacisë në Antali të Turqisë. Gjatë ditës së sotme ishte planifikuar që të merrte pjesë në hapjen e Forumit krahas krerëve të shteteve të ndryshme të botës, të realizonte disa takime bilaterale dhe të merrte pjesë në darkën e shtruar nga presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Sipas njoftimit të qeverisë, arsyeja e anulimit të pjesëmarrjes për ditën e parë ishte situata e krijuar nga rritja e çmimeve të produkteve bazike dhe nevojës për marrjen e masave nga qeveria.
Ndërkaq, sot në mëngjes ai bashkë me ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock mori pjesë në inaugurimin e parkut të ri të erës në Selac dhe Bajgorë, të cilin kryeministri Kurti e vlerësoi si investim strategjik.























