Kurti në samitin në Antali
BKT
Lajme

Kurti në samitin në Antali

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë sot në ditën e dytë të Forumit për Diplomaci në Antali të Turqisë, ku do të jetë gjithashtu pjesë e panelit të diskutimit me temë “Përfaqësimi i Ndryshimit".

Ai kishte anuluar pjesëmarrjen në ditën e parë dhe hapëse të Forumit të Diplomacisë në Antali të Turqisë. Gjatë ditës së sotme ishte planifikuar që të merrte pjesë në hapjen e Forumit krahas krerëve të shteteve të ndryshme të botës, të realizonte disa takime bilaterale dhe të merrte pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Sipas njoftimit të Qeverisë, arsyeja e anulimit të pjesëmarrjes për ditën e parë ishte situata e krijuar nga rritja e çmimeve të produkteve bazike dhe nevojës për marrjen e masave nga qeveria.


MË SHUME NGA Lajme