Kurti takon Lajçakun në Forumin për Diplomaci në Antali
BKT
Lajme

Kurti takon Lajçakun në Forumin për Diplomaci në Antali

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në ditën e dytë të Forumit për Diplomaci në Antali të Turqisë, ka takuar emisarin e BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak.

Takimin me kryeministrin Kurti, e ka konfirmuar Lajçak, përmes Twitterit.

Emisari BE-së, e ka quajtur të dobishëm takimin me Kurtin, në ecjen përpara të agjendës së përbashkët në rrethanat aktuale.

“Sot në mëngjes në Antalia pata një diskutim të dobishëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për hapat konkretë të ardhshëm në mënyrë që të çojmë përpara agjendën tonë të përbashkët në rrethanat aktuale”, shkroi Lajçak.

Përgatiti: F.Cërvadiku


MË SHUME NGA Lajme