Kurti: Vetëm të bashkuar mund ta ndalim Putinin
BKT
Lajme

Kurti: Vetëm të bashkuar mund ta ndalim Putinin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalia të Turqisë, ka takuar sot ministrin e jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg, Përfaqësuesin e Lartë Ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt dhe mandatarin për krijimin e qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ai gjatë këtij takimi ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mund të ndalohet vetëm kur bota bashkohet.

“Ne nuk duhet t’u dorëzohemi autokratëve në asnjë vend dhe asnjëherë. Vetëm një botë që është e bashkuar dhe aktive e demokratike do të ndalojë Putinin dhe do të parandalojë despotë të tjerë në të ardhmen”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kryeministri Kurti po merr pjesë në Forumin për Diplomaci që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Forumi në Antali të Turqisë i zhvillon punimet prej 11 deri më 13 mars dhe në të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete.

Përgatiti: E.Hoti

 


MË SHUME NGA Lajme