18:14 / 12.03.2022
Kurti dhe Abazoviq takohen në Turqi
Në Antali të Turqisë po mbahet Forumi Diplomatik, takim ky i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin po marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinion-bërës dhe akademikë.
Në këtë Forum po merr pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, e të cilët kanë pasur takime me liderë rajonal e botëror.
Në një video të publikuar Kryeministri i vendit, Albin Kurti një takim çasti e ka pasur edhe me zëvendëskryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.























