Jo vetëm Juve, edhe Interi pas talentit shqiptar
BKT
Sport

Jo vetëm Juve, edhe Interi pas talentit shqiptar

Kristjan Asllani zhvilloi një ndeshje të mitë ditën e djeshme kundër Milanit. Mesfushori i Empolit ka nisur të lakohet shumë edhe në merkato.

Më parë është përmendur Juventusi, si një nga klubet që po e vëzhgon, ndërkohë që tani shtohet në listë edhe Interi.

“Tuttosport” shkruan se kampionët në fuqi të Italisë po e vëzhgojnë me kujdes si një profil mjaft interesante për mesfushën e së ardhmes.

Asllani, pjesë e Shqipërisë U21, ka debutuar këtë sezon në Serie A dhe numëron 14 ndeshje me Empolin, 6 prej të cilave i ka nisur në formacion, veç tre dueleve në Kupën e Italisë.