Dy të vdekur dhe 32 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
BKT
Lajme

Dy të vdekur dhe 32 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Nga 1.217 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, brenda 24 orëve kanë vdekur 2 persona.

69 qytetarë janë shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.042.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me Covid në vendin tonë është 709.

/F.Cërvadiku/


MË SHUME NGA Lajme