Krasniqi viziton në Hagë Thaçin dhe Veselin
BKT
Lajme

Krasniqi viziton në Hagë Thaçin dhe Veselin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Krasniqi, në një postim në Facebook, ka shkruar se pret një kthim triumfues të tyre në Kosovë sa më parë.

Tutje, kryetari i PDK-së, ka thënë se ashtu siç besojnë në drejtësi, të gjithë besojnë se ata, bashkë me shokët e tyre çlirimtarë, po mbahen padrejtësisht atje, sepse lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër.

"Të fortë dhe krenarë për rrugëtimin e tyre për lirinë e Kosovës, ashtu si përherë, i pashë dy liderët historikë të Kosovës dhe të PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjatë një vizite tejet emocionale që pata në Hagë. Ashtu siç besojmë në drejtësi, të gjithë besojmë se ata, bashkë me shokët e tyre çlirimtarë, po mbahen padrejtësisht atje, sepse lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, andaj edhe e presim kthimin e tyre triumfues sa më parë. Të fala të përzemërta!", ka thënë Krasniqi.


MË SHUME NGA Lajme