Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Për përgjysmimin e çmimit të biletave për kategori të caktuara, do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.
Mysafire e parë do të jetë Behare Bajraktari, gazetare në Radio Kosova 1. Ajo flet për raportimin për ndryshimet klimatike.
Ndërsa Valmir Krasniqi koordinator i garave në Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës dhe dy nxënëse, do të flasin për pjesëmarrjen në gara ndërkombëtare dhe aktivitetet e shoqatës.
Mysafir tjetër është Drilon Shoshi artist, i cili flet për Ekspozitën “8 CEPAT”
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, na njofton se si do të jetë moti këtë javë?.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























