Ekspozita “8 cepat” e artistit Drilon Shoshi vazhdon të jetë e hapur
Ekspozita “8 cepat” e artistit Drilon Shoshi vazhdon të jetë e hapur në Prishtinë. Lidhur me këtë ekspozitë në një lidhje të drejtpërdrejtë në RTK nga kafiteria “Kultplus”, ku edhe po prezantohet kjo ekspozitë kanë folur Drilon Shoshi, artist dhe kuratori i kësaj ekspozite Ilir Muharremi.
Në veprat e Drilon Shoshit është e dukshme inspirimi nga emblema e Gjergj Kastriotit, yllit zanafillor me 8 cepa.
“Kjo që prezantohet në këtë ekspozitë është një punë më shumë se pesëvjeçare. Jam bazuar dhe inspiruar në simbole dhe figura që datojnë shekuj më parë, sikurse që është ylli simbolik, që e përdorte Gjergj Kastrioti në vulën shtetërore përgjatë dhjetëvjetëshit të fundit të jetës së tij”, tha Shoshi.
Ai u shpreh mirënjohës dhe falënderues për punën dhe kontributin kuratorit të ekspozitës Ilir Muharremi. E ky i fundit e vlerësoj kombinimin e ngjyrave dhe shijen e artistit. Sh.Gashi
Për më shumë ndiqeni videon e plotë:























