Selmanaj, LDK: Nesër propozojmë rezolutë për rritjen e çmimeve
BKT
Lajme

Selmanaj, LDK: Nesër propozojmë rezolutë për rritjen e çmimeve

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka njoftuar se nesër në seancën e jashtëzakonshme, nga ana e LDK-së do të propozohet një rezolutë kundër rritjes së çmimeve në Kosovë.

Pas dështimit të Mbledhjes së Kryesisë për mungesë kuorumi, para gazetarëve Selmanaj ka kritikuar Qeverinë, për të cilën tha se është shndërruar në spektatore të proceseve që po ndodhin në vend në mënyrë të pakontrolluar.

“Në Kosovë ka një rritje astronomike të çmimeve, të produkteve bazike. Kemi kërkuar seancë të jashtëzakonshme dhe në fund do të propozojmë një rezolutë. Jemi dëshmitarë që Qeveria është shndërruar në një spektatore të proceseve që ndodhin në Kosovë duke i lënë gjërat të rrjedhin në mënyrë të pakontrolluar”.

“Duhet një refleksion që ta miratojmë këtë rezolutë dhe të nxjerrim detyra të qarta. Qeveria ka obligim të merr masa, ajo është për të treguar kujdes ndaj njerëzve që jetojnë në këtë vend, sepse për këtë janë”, tha Selmanaj./S.Kelmendi/RTKlive


MË SHUME NGA Lajme