13:32 / 14.03.2022
Vdes Erhard Busek, ish-koordinator i Paktit të Stabilitetit
Ka vdekur në moshën 81-vjeçare, politikani austriak Erhard Busek, ish-koordinator i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore.
Për ndarjen nga jeta të politikanit austriak, ka shkruar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili tha se ai do të mbetet edhe në historinë e Kosovës.
Koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, qysh në vitin 2006, kishte thënë se nuk sheh alternativë ndaj pavarësisë së Kosovës. "Serbia e ka humbur çastin e duhur për çdo lloj zgjidhjeje tjetër", kishte deklaruar ai për mediat gjermane./N.Mekolli/























