Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në pjesën e parë të emisionit, gazetarja Besijana Mujaj do të lidhet drejtpërdrejt nga lagjja Kalabria e Prishtinës, ku banorët e kësaj lagje kundërshtojnë planin rregullues të saj.

Ndërsa, mysafirja e parë në studio, do të jetë Fatbardha Restelica, hulumtuese në INDEP, e cila flet për Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit.

Pas kësaj, do të ketë lidhje me edicionin informativ të Deutsche Welle.

Meqenëse, të martën fillon edhe Java e Gruas, e ftuar në studio është Nita Bicurri, menaxhere e programit në NDI, e cila flet për aktivitetet e edicionit të 10-të të Javës së Gruas.

Gjithashtu, në lidhje direkte me studion do të jetë Kreshnik Basha, menaxher i projekteve në organizatën Caritas Zvicrane në Kosovë. Ai flet për projektet “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë” dhe “Ndikimi i Rinisë në Mjedis”.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme